Pas takimit me Kurtin, Lajçak: Folëm për dinarin, s’ka hetime të BE-së për Banjskën

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se gjatë takimit me kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe zv/kryeministrin Besnik Bislimin, kanë folur edhe për vendimin e BQK-së për ndalimin e përdorimit të dinarit serb. Lajçak po ashtu bëri të ditur se gjatë takimit u fol edhe për agresionin e Serbisë të 24 shtatorit, teksa tha se për sulmin terrorist, përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë.

“E kemi përmendur këtë çështje në lidhje me vendimin e BQK-së por nuk dua të veprojë si zëdhënës i qeverisë. Nesër do të kuptoni më shumë për këtë. Sulmi i Bajnkës diskutohet në çdo takim prej se ka ndodhur dhe e kam ngritur edhe dje në Beograd sepse natyrisht, publiku evropian dhe shtetet anëtare të BE-së presion pasojat dhe personat përgjegjës të sillen para drejtësisë”, tha Lajçak.

Ai foli edhe për hetimet që po kryhen për sa i përket agresionit të 24 shtatorit, duke thënë se Bashkimi Evropian nuk është duke kryer hetime por vetëm po merr informata.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kur flasim për hetimet, unë nuk jam adresa e duhur pasi nuk ka hetime që udhëhiqen nga BE-ja, por vendet janë duke i bërë hetimet e veta. Bashkimi Evropian nuk po bën hetime por vetëm po merr informata nga partnerët”, tha Lajçak.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?