Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 14:39 Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS Asambleja e Partisë Socialiste i ka mbyllur punimet. Në përfundim të saj pati vetëm një komunikim të shkurtër të Sekretarit të Përgjithshëm, Blendi Klosi,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Për kë punon Albin Kurti?

Rajoni E enjte, 8 Qershor 2023 16:06
Për kë punon Albin Kurti?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Stefano Marcelli

Mund të themi edhe që e kemi thënë (në të vërtetë, e kemi shkruar) se kryeministri Albin Kurti ose është budalla, ose punon në interes të dikujt tjetër, përveçse jo të vendit të tij. Por ne jemi vetëm gazetarë modestë dhe nuk e kemi zakon t’i japim merita vetes.

Kushdo që e njeh Kurtin betohet se ai nuk është aspak budalla. Prandaj, për të interpretuar drejt sjelljen e tij, e cila siç deklaroi komandanti i misionit të KFOR-it “rrezikoi të nxiste fillimin e një lufte të re në Ballkan”, mbetet vetëm hipoteza e dytë: për kë do të punonte atëherë kryeministri i Prishtinës? Ashtu si shumë nga kolegët e tij evropianë të pushtuar nga populizmi sovran, personi në fjalë përgjigjet se punon për popullin e tij dhe se synon të ruajë konsensusin që e solli në qeveri.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

E, përkundër akuzave dhe kërcënimeve të rënda që Kurti ka marrë orët e fundit nga përfaqësues të fuqive të mëdha perëndimore si dhe nga mediat më autoritare, duket se populli, ose një pjesë e mirë e tyre, janë me liderin. Madje ai etiketohet si një patriot heroik. Por nuk është e thënë që populli i njeh racionalisht interesat e veta…

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Siç e shpjegoi mirë delegati i Washington-it për Ballkanin Escobar, Gabriel Escobar, nëse Kurti vazhdon të kafshojë dorën që i ofron bukë, ai rrezikon të humbasë fondet e mëdha perëndimore dhe gjithashtu perspektivën për t’u anëtarësuar në NATO dhe BE. Liberalizimi i vizave gjithashtu mund të rishikohet. Për të mos përmendur mundësinë që Kosova të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare dhe të njihet nga vendet e tjera. Kjo, krahas faktit që Kosova rrezikon të bëhet problemi i parë për stabilitetin e Ballkanit duke ua hequr primatin e destabilizuesve serbëve të urryer.

Mund t'ju interesojë

Indonezi: Zëvendëspresidenti Gibran Rakabuming Raka jep dorëheqjen pasi Gjykata Supreme shpalli të pavlefshme certifikatën e shkollës së mesme

Indonezi: Zëvendëspresidenti Gibran Rakabuming Raka jep dorëheqjen pasi Gjykata Supreme...

11 Nëntor 2026, 17:32
Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjetëra milionë dinarësh ndaj “Beogradske elektrane”

Arrestimi i Rade Basta: ish-ministri i Ekonomisë së Serbisë dyshohet për dëm prej dhjet...

11 Nëntor 2026, 12:50
Maqedonia e Veriut: Inflacioni në tetor 3.3%, transporti shtrenjtohet 9.5%

Maqedonia e Veriut: Inflacioni në tetor 3.3%, transporti shtrenjtohet 9.5%

9 Nëntor 2026, 17:01

A do të ishin këto rezultate të dëshirueshme për qytetarët kosovarë? Prandaj është evidente se Kurti nuk punon në interes të vendit dhe popullit të tij. Në këto orë po qarkullojnë thashetheme shqetësuese mes Beogradit dhe Prishtinës, si dhe në qarqet diplomatike ndërkombëtare, sipas të cilave kryeministri kosovar është i lidhur me qarqe pro-ruse të aparatit serb. Mjedise që përdorin nacionalistët ekstremistë për të nxitur tensionin me Kosovën dhe për të tentuar destabilizimin e rajonit.

Kjo do të shpjegonte qëndrimin e vazhdueshëm si pengesë për marrëveshjen me Beogradin dhe gjithashtu distancimin tashmë të hapur të Qeverisë së Prishtinës nga lojaliteti proatlantik dhe pro-evropian. Nëse do të ishte kështu, Kurti do të ishte duke bërë një lojë shumë të rrezikshme, si për veten dhe për vendin e tij. Miqtë amerikanë dhe evropianë, të cilëve kosovarët ua detyrojnë pavarësinë, kanë kohë që përpiqen ta shpjegojnë këtë, por tani të lënë përshtypjen se e kanë humbur durimin dhe nuk duan t’i japin më kohë tribunës së Prishtinës.

Një lojë shumë komplekse, edhe sepse komponenti pro-rus i Beogradit nuk duket se përfshin shumicën e elitës serbe, e cila përkundrazi do të ishte në favor të perspektivës evropiane.

Kështu, Kurti do ta vendoste veten në mes të përplasjes së brendshme mes dy komponentëve të pushtetit serb. Por këto janë vetëm thashetheme, të cilat mund të burojnë veçse nga armiqësia e disa qarqeve ndaj kryeministrit kosovar. Megjithatë nëse Escobar thotë se rusët përfitojnë më së shumti për këtë, atëherë logjika na çon te lidhjet e Albinit me Rusinë. Sigurisht, ato kanë meritën e dhënies të një shpjegimi racional, për sjellje që nuk duken aspak racionale.

Ekziston një mundësi tjetër ndërkohë. Që bëhet fjalë thjesht për një komedi dramatike, në të cilën protagonisti dëshiron t’i tregojë audiencës se, nëse ndonjëherë do të nënshkruajë marrëveshjen me Vuçiçin, do ta bëjë këtë vetëm për shkak se gjendet i detyruar nga forcat perëndimore.

Mbetet për t’u parë: perdja është gati të mbyllet. Ndërkohë ushtarët turq po rikthehen sërish në rrafshin historik kosovar. Për serbët, të cilët ende po festojnë humbjen historike të Fushë Kosovës kundër Sulltanatit, kjo nuk është një gjë e mirë. Imagjinoni më tej për Kosovën, kur çasti i rëndë historik me kthimin e paqruajtëse që mbrojnë serbët dhe familjet e tyre si në vitin 2004-2005, merr jetë dy dekada më vonë.

Etiketat e lidhura

albin kurti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS
Para 3 minutash

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Berisha mbron Elisa Spiropalin
Para 1 ore

Berisha mbron Elisa Spiropalin

Deputeti Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit nga PS
Para 1 ore

Deputeti Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit nga PS

Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS
Para 1 ore

Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 14 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 17 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 18 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.