Përdhunoi 11-vjeçaren, dhunohet në burg një nga burrat abuzues
Një nga pesë burrat e arrestuar për akuzimin seksual me 11-vjeçaren në Prishtinë, është sulmuar nga të burgosurit në qendrën e paraburgimit në Prishtinë. Avokati tha se klienti i tij është transferuar në një burg të sigurisë së lartë pasi i rrezikohet jeta.
“Gjendja e tij s’është e mirë, mbrëmë kam marrë informatë prej gjykatës që ai ndodhet në burgun e Sigurisë së Lartë, është transferuar nga Prishtina pasi ka qenë i sulmuar nga të burgosurit e tjerë. Transferimi ka ndodh meqenëse i është rrezikuar edhe jeta, për shkak të sulmeve që ka pasur nga të burgosurit e tjerë, ia kanë ndërruar pra qendrën e paraburgimit”, tha Fitim Limani.
Pesë persona kanë abuzuar seksualisht ndaj një të miture, vetëm 11 vjeçe në Kosovë disa ditë më parë. 4 prej autorëve u vunë menjëherë në pranga, ndërsa mesditën e së martës është arrestuar personi i pestë i përfshirë në ngjarjen makabre.