Perëndimi të dallojë qartë aleatët në Ballkan

Eksperti i çështjeve të Ballkanit, David Phillips ka deklaruar se ka ardhur koha që SHBA-ja të njohë kush janë miqtë e saj në botë dhe të punojë në mbështetje të tyre, në vend që të mundohet të qetësojë kundërshtarët e saj.

Në një intervistë për “VOA”, Phillips ka thënë se, disa vende të Ballkanit Perëndimor janë mbështetur gjithnjë nga SHBA-ja dhe nga ana e tyre i kanë premtuar besnikëri dhe mbështetje Amerikës, NATO-s dhe BE-së.

“Është koha që institucionet perëndimore të dalin në pararojë, të bëjnë të qartë angazhimin e tyre ndaj Ballkanit Perëndimor, duke stabilizuar kështu rajonin dhe duke ofruar një mburojë kundër ekspansionizmit rus”, ka thënë Phillips.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?