FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përleshje në kufirin grek, gaz lotsjellës ndaj grave e fëmijëve

Tensionohet situata pranë kufirit grek me Maqedoninë Veriore, ku qindra emigrantë po përpiqen të kalojnë për të vazhduar rrugëtimin drejt Gjermanisë.

Policia hodhi gaz lotsjellës kundër nënave dhe fëmijëve, ndërsa emigrantët mësynë një stacion grek dhe u përleshën me trupat në kufi. Emigrantët ishin mbledhur në një fushë në përpjekjen për të kaluar ilegalisht përmes Ballkanit drejt Europës Perëndimore.

Përleshjet shpërthyen në kampin e Diavata-s, pas thashethemeve në mediat sociale se kufiri për migrantë do të hapet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rrjetet sociale u fol për një lëvizje të organizuar për kalimin e kufirit veri-perëndimor me Shqipërinë në fillim të muajit prill.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por mediat greke i përshkruan si “lajme të rreme” njoftimet në “Facebook”. Sipas njoftimeve, disa emigrantë jashtë kampit Diavata hodhën gurë në drejtim të policisë, e cila më pas u përgjigj me gaz lotsjellës. Qindra njerëz u tërhoqën zvarrë.

“Njerëzit duan që qeveria të hapë kufijtë në mënyrë që të shkojnë në një tjetër vend. Këtu ndihemi shumë keq dhe ka shumë problem”, tha një emigrant nga Iraku.

Në Athinë refugjatët u panë të shtrirë në shinat e trenit, ndërsa thërrisnin “Gjermani” dhe “Hapni kufijtë” në një protestë tjetër në stacionin kryesor hekurudhor të kryeqytetit grek.

Shërbimi i trenave u pezullua. Dhjetëra-mijëra emigrantë mbeten në kampet e mbipopulluara në Greqi. Mes tyre përfshihen afganë, sirianë dhe irakianë të mbërritur gjatë viteve 2015-2016.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?