Përmbytjet në Pejë ku nënë e bir humbën jetën, familjari: Mezi shpëtuam fëmijët e tjerë

Familjari i dy viktimave që humbën jetën si pasojë e përmbytjeve të shtunën mbrëma në Pejë, Milaim Ademaj rrëfen se si ndodhi ngjarja. Gjyshi i nipit 5-vjeçar, Ademaj tha se pavarësisht mundimeve për shpëtim, nuk ia dolën t’i nxjerrin trupat e gjallë.

Haki Rama teksa përshkruante ngjarjen, tha se pavarësisht përpjekjeve për shpëtim, nuk arritëm të shpëtojnë gruan dhe djalin e saj. Kujtojmë se të shtunën mbrëma, një grua dhe djali saj 5-vjeçar vdiqën si pasojë e përmbytjeve në Pejë.

Policia informoi se pas vdekjes së 5-vjeçarit, në lagjen “Asllan Qeshme”, u gjet e vdekur edhe nëna e tij, e cila ishte e zhdukur.

SHKARKO APP