“Përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Interpol, të papranueshme për Serbinë”
BEOGRAD- Kryetari i Komisionit parlamentar për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Milovan Drecun, deklaroi se përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Interpol janë të papranueshme për shtetin e Serbisë.
“Për ne është e papranueshme që shteti i vetëshpallur të bëhet anëtar i Interpolit. Një hyrje e mundshme në Interpol do t’u jepte atyre një shkurtore për ngritjen e aktakuzave dhe vënien e tyre në fuqi direkt, jo përmes UNMIK-ut”, ka thënë Drecun për RTS.
Ai shtoi më tej se anëtarësimi në këtë organizatë ndërkombëtare gjithashtu do ta fuqizonte praninë e Kosovës dhe faktorizimin e saj në arenën ndërkombëtare, prandaj Serbia e sheh të papranueshëm një anëtarësim të tillë.