Plagoset me armë zjarri kandidati shqiptar për këshilltar në Komunën e Kërçovës (Video)

Tensionohet situata në prag të zgjedhjeve lokale në Maqedoni. Gjatë mbrëmjes së sotme kandidati i pavarur shqiptar për këshilltar në Komunën e Kërçovës, Alit Abazi është plagosur me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Mediat në Maqedoni raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Kërçove dhe përveç kandidatit Alit Abazi i plagosur ka mbetur edhe Shefi i shtabit të tij Destan Abdiu dhe një person tjetër.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e plagosjes, por paraprakisht dyshohet se ngjarja ka prapavijë politike. 3 të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Forca policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?