”Po mbron bandat kriminale”, qeveria e Kosovës akuzon Listën Serbe

Qeveria e Kosovës thotë se Lista Serbe është sajesë e Beogradit dhe tashmë instrument i saj dhe se ka monopolizuar përfaqësimin politik të serbëve të Kosovës dhe e ka ngulfatur demokracinë pluraliste brenda pakicës serbe. “Ajo nuk i përfaqëson serbët e Kosovës”, tha për radion ”Europa e Lirë” Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës.

“Me veprimet e tyre ata po vërtetojnë, se as ata vetë nuk janë të lirë. Janë nën kontroll të plotë të Beogradit dhe tash së fundi edhe janë vënë në ballë të mbrojtjes së bandave kriminale në veri të vendit, teksa udhëheqës të saj janë në listën e zezë të Thesarit Amerika dhe në kërkim nga institucionet tona të ndjekjes”, shtoi Kryeziu.

Lista Serbe, partia udhëheqëse e serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, përveç pushtetit absolut në nivel lokal, merr pjesë edhe në punën e Qeverisë së Kosovës dhe ka të dhjetë ulëse në Kuvend, të rezervuara për komunitetit serb.

SHKARKO APP