Po raportonte në veri të Kosovës, gazetarja: Ata kishin maska

Gazetarja Dorontina Bylykbashi u sulmua në momentin që po raportonte në kufirin Kosovë-Serbi ka reaguar për herë të parë.

Ajo thotë se sulmet filluan në momentin kur mediat serbe u larguan nga aty. Ajo shton se e vetmja gjë që ka arritur të shohë kanë qenë persona të maskuar dhe asnjë tjetër detaj.

“Nuk mundëm që ta identifikonim se çfarë mjeti është hedhur. Në ato momente dëgjoja duke më thirrur kameramani. Nuk kam parë dot pas se çfarë ndodhi, por ishte një moment shumë frikësues pasi se kisha idenë se çfarë mjeti është. Kur u larguan mediat serbë filluan sulmet dhe dëgjohej edhe muzikë nacionaliste në ato rrethina. Atje shihen persona të maskuar të cilët u përkasin grupeve kriminale atje. Disa kishin mbuluar kokën me kapele dhe maska të zeza. Janë ato grupe që veprojnë ashtu”.

SHKARKO APP