Gruevski fiton zgjedhjet në Maqedoni. Humbasin katër partitë shqiptare

Sipas rezultateve paraprake VMROP­DPMNE rikonfirmohet si partia fituese në zgjedhjet që u zhvilluan dje në Maqedoni në një klimë politike të tensionuar.

Rezulton se partitë shqiptare do të kenë më pak deputetë në kuvend në krahasim me zgjedhjet e kaluara, duke ndarë mes tyre 20 mandate.

Nga partitë shqiptare BDI e Ali Ahmetit mori me 10 mandate, BDI, 5 “Lëvizja Besa”, 3 Aleanca për Shqiptarët, 2 PDSH.

Pas humbjes së mandateve të shqiptarëve Ali Ahmeti u shpreh: “Nuk i gëzohem fitores së BDI­së, sepse shqiptarët humbën”, ndërsa lideri i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi deklaroi: “Për humbjen e PDSH-së, mbaj unë përgjegjësi.”

VMRO­DPMNE ka fituar 51 mandate deputetësh, 2 më shumë se LSDM e Zoran Zaev. Nga 120 mandate deputetësh që dalin nga këto zgjedhje, dy partitë kryesore maqedonase kanë fituar 100 deputetë.

Pak para mesnate dolen rezultatet e para ku tek partite shqiptare suprizoi Levizja Besa qe garoi fort me BDI­ne e Ali Ahmetit e PDSH­ne e Menduh Thacit.

Tek partitë maqedonase, i pari që ka shpallur fitoren ka qenë kreu i LSDM, Zoran Zaev,  cili ka shtuar edhe se ka marrë votat e shqiptarëve.

Njëmbëdhjetë parti politike dhe koalicione garuan dje për të zënë vend në parlamentin me 123 deputetë.

Në bazë të njoftimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në ora 17:00, mbi 60.39 % e qytetarëve me të drejtë vote kanë marrë pjesë në zgjedhje. Krahasuar me zgjedhjet e fundit parlamentare të prillit të 2014 pjesëmarrja e votuesve është për 7 % më e lartë.

Numri më i vogël i votuesve të regjistruar u shënua në njësinë e gjashtë zgjedhore (Tetovë dhe Gostivar) me 48.82 për qind, ndërkohë që në Shkup kanë votuar mbi 66 për qind e votuesve.

Emrat, deputetë shqiptarë në parlamentin e Maqedonisë

Pritet që në parlamentin e Maqedonisë, nga rezultati i këtyre zgjedhjeve, të hyjnë më pak deputetë shqiptarë se në legjislaturën e fundit.  Nga të dhënat ende jo zyrtare, përllogaritet që në parlamentin maqedonas të hyjnë 20 deputetë nga partitë shqiptare.

Ata janë:

Njësia nr.1

BDI: Artan Grubi

BESA: Zeqirija Ibrahimi

Njësia nr.2

BDI: Ejup Alimi; Rexhail Ismaili

BESA: Afrim Gashi

Njësia nr.5

BDI: Agim Shaqiri

Aleanca për Shqiptarët: Syrija Rashidi

Njësia nr.6

BDI: Ali Ahmeti, Talat Xhaferi, Shpresa Hadri, Branko Manajlovski, Xhevat Ademi dhe Mirsade Emini-Asani

PDSH: Menduh Thaçi dhe Bardhyl Dauti

BESA: Bilall Kasami, Fadil Zendeli (RDK) dhe Teuta Bilali (RDK)

Aleanca për Shqiptarët: Ziadin Sela dhe Vesel Memedi.

Reuters: Pse Gruevskit i duhen shqiptarët

A humbën shqiptarët në Maqedoni?

Çfarë duhet të dini për Maqedoninë

Qytetarët e Maqedonisë votuan të dietën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërkohë që vendi aspiron për integrimin euroatlantik.

Më poshtë një shkrim i AA për gjeopolitikën e vendit ballkanik, Maqedonisë: Emri: Maqedonia është pranuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara me këtë emër të përkohshëm në vitin 1993. Athina e konsideron emrin ”Maqedoni” si pjesë ekskluzive të trashëgimisë së saj historike kombëtare. Greqia përdori gjithashtu në prill 2008 të drejtën e saj të vetos për të bllokuar anëtarësimin e Shkupit në NATO dhe kërcënoi se do të bëjë të njëjtën gjë për integrimin e Maqedonisë në BE, për sa kohë nuk do të zgjidhet mosmarrëveshja me Shkupin lidhur me emrin e Maqedonisë.

Gjeografia: Maqedonia është një vend pa dalje në det, që kufizohet me Serbinë në veri, me Bullgarinë në lindje, me Greqinë në jug dhe me Shqipërinë në perëndim.

Sipërfaqja: 25 333 kilometra katrorë.

Kryeqytet: Shkupi

Popullsia: Rreth dy milionë banorë, 64,2 për qind e të cilëve janë maqedonas, 25,2 për qind shqiptarë, 3,8 për qind turq, 2,7 për qind romë dhe 2,2 për qind serbë, sipas regjistrimit të fundit të vitit 2002.

Feja: Ortodoksë 67 për qind, myslimanë sunitë 30 për qind.

Historia: Ngushtësisht e lidhur me historinë bizantine dhe me Perandorinë Otomane deri në luftërat ballkanike të viteve 1912-1913. Rajoni gjeografik i Maqedonisë është i ndarë mes Serbisë, Greqisë dhe Bullgarisë.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Maqedonia është bërë një nga gjashtë republikat përbërëse të Federatës jugosllave. Maqedonia shpalli pavarësinë më 8 shtator 1991.

Marrëveshjet e Ohrit janë nënshkruar më 13 gusht 2001, nën mbikëqyrjen e komunitetit ndërkombëtar dhe në veçanti të Bashkimit Evropian. Ato i dhanë fund një rebelimi shtatë mujor të komunitetit etnik shqiptar dhe i dhanë më tepër të drejta politike dhe qytetare shqiptarëve të vendit.

Institucionet politike: Zgjedhje legjislative çdo katër vjet. Zgjedhjet aktuale janë të parakohshme.

Presidenti, i cili zgjidhet për një mandat pesëvjeçar, emëron kryeministrin dhe anëtarët e qeverisë.

Ekonomia: Ende gjerësisht e mbizotëruar nga bujqësia (blegtoria, drithërat, duhani). Burimet minerare të shumta, si hekuri, zinku, plumbi, bakri.

Papunësia: 30 për qind e popullsisë aktive.

Forcat e armatosura: Ushtria profesioniste e përbërë nga 7 000 ushtarë.

SHKARKO APP