Presidentja kroate: Ky vend drejtohet nga terroristë

Bosnje e Hercegovina kontrollohet nga islami militant, i cili është dominues në përcaktimin e agjendave, ka thënë presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç, gjatë vizitës në Izrael.

“Bosnje e Hercegovina është shumë e paqëndrueshme, dhe në disa aspekte udhëhiqet nga njerëz që kanë lidhje me Iranin dhe organizatat terroriste”, deklaroi presidentja kroate, pas takimit me presidentin e Izraelit, Reuven Rivlin.

Menjëherë pas kësaj deklarate, reaguan anëtarët e presidencës trepalëshe të Bosnje e Hercegovinës, Zhelko Komshiç dhe Shefik Xhaferoviç, të cilët theksuan se presidentja kroate bën deklarata pa asnjë fakt.

Në takimin mes presidentes kroate dhe homologut të saj izraelit, është diskutuar edhe për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe luftimit të terrorizmit, shkruan The Jerusalem Post, përcjell rel.

Kitaroviç vuri në dukje, se vendi i saj po vuan nga një problem migrantësh, që nuk është krejtësisht si ai i pjesës më të madhe të Evropës.

Ajo bëri dallimin midis migrantëve dhe refugjatëve, duke thënë se Kroacia ishte e gatshme të jepte azil për refugjatët, migrantët – që kërkojnë një mënyrë jetese të përmirësuar.

Presidenti Rivlin e ftoi Kitaroviçin që të kthehej në fund të janarit 2020 në Izrael për të përkujtuar 75 vjetorin e çlirimit të Aushvicit. Ai i tha se Izraeli dhe Kroacia “po shikojnë drejt të ardhmes pa e harruar të kaluarën”./REL

SHKARKO APP