Presidentja Osmani: Marrëveshja me Serbinë krijon një fazë të re për integrimin e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se për të marrëveshja me Serbinë krijon një momentum të ri për integrimin ndërkombëtar të Kosovës. Për të marrëveshja me Serbinë është ligjërisht e detyrueshme për palët.

“Ne besojmë se kjo marrëveshje krijon një momentum të ri për integrimin ndërkombëtar të Kosovës. Nëse e shihini atë dhe e krahasoni me cilëndo marrëveshje që është arritur në procesin e dialogut, ku ka pasur të shumta të tilla, kjo marrëveshje është midis dy palëve kontraktuese, dy shteteve të barabarta.

Në neni 1 thuhet se respektohet integriteti territorial, parimi i sovranitetit dhe parimet të tjera të cilat marrin trup në nenin 2 të Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Po ashtu neni 4 i marrëveshjes përcakton e zeza mbi të bardhë, ligjërisht të detyrueshme që Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”, theksoi ajo.

SHKARKO APP