Presidentja Osmani në Samitin e BE: Bandat e financuara nga Vuçiç, duan të destabilizojnë Kosovën

Në fjalën e mbajtur gjatë samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani hodhi akuza të forta për presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Sipas saj, Vuçiç po financon bandat që të destabilizojnë Kosovën.

”Ka pasur shumë pak presione në krahasim me sa duhej të kishte. Në raport me një shtet që e thotë hapur që është më së shumti pro-rus, nga ata që marrin pjesë në samit.

Zgjedhja e Serbisë është Moska, Putini. Shtetet e tjera kanë zgjedhur sanksionet, Serbia jo. Ne po presim refugjatë nga Ukraina, Serbia po pret oligarkët e Rusisë. Në një linjë me sigurinë energjitike, Serbia bën marrëveshje të reja me Gazprom.

Serbia e ka zgjedhur rrugën, dhe mendoj që në një situatë të tillë që është e qartë për të gjithë edhe mesazhi i BE presim të jetë më i qartë, jo vetëm me shkrim”.

SHKARKO APP