Presidentja Osmani takim me kongresmenin amerikan: Serbia destabilizoi veriun

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi këtë të enjte nje takim me kongresmenin amerikan Mike Turner, të cilit i tha se Kosova ka bërë hapa përmbajtësor për zbutjen e tensioneve në veri.

Ajo akuzoi Serbinë për destabilizmin e situatës përmes “bandave kriminale”. Siç bëri të ditur presidenca përmes një njoftimi, Osmani theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të të gjitha detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit. Raportet e Kosovës me SHBA, presidentja Osmani i ka cilësuar strategjike dhe ekzistenciale ndaj falënderoi kongresmenin për mbështetjen ndër vite.

Kongresmeni mbërriti në Kosovë një ditë pas vizitës në Beograd, ku u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Bërnabiç. Me ta bisedoi për marrëdhëniet Uashington-Beorgad si dhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?