Presidentja Osmani zbulon datën e mundshme për zgjedhjet në veri të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se data e diskutuar për zgjedhje në veri të Kosovës, është 18 dhjetori, si më e mundshmja kur mund të mbahen zgjedhje në katër komunat veriore të vendit.
Situata në veri të Kosovës, u tensionua pas dorëheqjeve të zyrtarëve serbë për shkak të vendosmërisë së Kosovës për reciprocitetin e targave që pritet të hyjë në fuqi pas 21 nëntorit.
“Takimi i sotëm, ku janë ftuar të gjitha partitë që kanë përfaqësim në Kuvend, dhe të gjitha partitë që janë të regjistruara në regjistrimin e KQZ-së, me seli në komunat ku do të mbahen zgjedhjet, u ftuan sot për të diskutuar datën e zgjedhjeve. Nga të gjitha partitë prezentë, kërkova mendim rreth datës 18 dhjetor, sepse është data e fundit që lejohet”.