Presidentja Vjosa ​Osmani: FSK dhe policia të gatshme në mbrojtje të territorit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se ushtria dhe policia janë të gatshme kurdo në mbrojtje të sovranitetit dhe paprekshmërisë së territorit.

Osmani ka bërë thirrje për bashkim në një front në Kosovë në të mirë të Republikës, çka sipas saj, nevojitet në këtë periudhë të sfidave dhe kërcënimeve globale.

Ndër të tjera, kryetarja e shtetit ka përmendur zhvillimet e fundit në veri të vendit ndërkohë që ka theksuar përkushtimin dhe vendosmërinë e Policisë së Kosovës për të ruajtur rendin dhe ligjin.

“Sikurse ushtria jonë që dëshmohet e na bën krenarë çdo herë, edhe Policia e Kosovës e cila së fundi u përball me angazhim të shtuar nga zhvillimet në veri të vendit, ka treguar përkushtim e vendosmëri për ta ruajtur rendin dhe ligjin por mbi të gjitha për ta ruajtur sovranitetin në çdo cep të Republikës së Kosovës. Këto vajza e djem janë pasardhësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët e kthyen dhe e mbrojtën dinjitetin e popullit tonë prandaj faleminderit secilit veç e veç”, theksoi ajo.

SHKARKO APP