Presidentja Vjosa Osmani në Bullgari: Që të mos flitet për ujdinë finale, Vuçiç krijoi një krizë

Gjatë vizitës zyrtare në Bullgari, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, hedh akuza ndaj Serbisë, duke thënë se ka krijuar krizën e javëve të fundit që të mos diskutohet për marrëveshjen finale mes të dyja vendeve. Deklaratën e bëri gjatë një vizite zyrtare në Bullgari.

Duke folur në konferencë me homologun, Rumen Radev, në Sofje, Osmani nënvizoi se ndërmjetësuesit e Bashkimit Europian për dialogun duhet të kuptojnë se Serbia ka përdorur taktikën e pengimit.

Po ashtu përsëriti qëndrimin pozitiv karshi propozimit franko-gjerman, që tashmë në Kosovë po konsiderohet si Europian, për përmbylljen e procesit të dialogut me një marrëveshje përfundimtare që normalizon raportet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?