Pritet një takim Kurti-Vuçiç në Bruksel
Aktualitet Rajoni E Hënë, 25 Shtator 2023 20:01
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka konfirmuar se Kosova dhe Serbia do të ftohen për një takim tjetër urgjent në Bruksel. Kjo pas zhvillimeve, ku mbeti i vrarë një polic nga Kosova, pas akteve të grupeve terroriste serbe. ”Është pjesë e dialogut që Josep Borrell i fton Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiçin në Bruksel për takime të nivelit të lartë kur është e nevojshme”, tha ai në një diskutim me gazetarë.