Pritja 24-vjeçare e Ferdonije Qerkezit për familjen e saj

Placeholder Image

Në Qendrën e Artit “Agimi” është vendosur ekspozita “Pritja”, e kuruar nga fotografi dhe regjisori Artan Korenica. Ky projekt ka në qendër një mori fotografish ku persona të ndryshëm presin njerëzit e tyre të dashur që nuk kthehen më. Një prej fotove ka pas historinë e Ferdonije Qerkezit, tavolina e së cilës është e zbrazët prej 24 vjetësh. Dy prej djemve të saj u vranë, ndërsa bashkëshorti dhe dy djemtë e tjerë u zhdukën në luftën e Kosovës, shpjegon Jonid Jorgji, drejtor i Agjencisë së Industrisë Kreative.

 

SHKARKO APP