Protesta e madhe në Serbi, Vuçiç: Do ndërhyjmë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç flet përpara protestës antiqeveritare që është e thirrur nga një lëvizje studentore më 28 qershor. Për të shteti do të ndërhyjë vetëm nëse detyrohet dhe do të bëjë çmos që askush të mos lëndohet. Protestat masive që filluan në Serbi pasi 16 persona vdiqën nga shembja e një tende në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor të vitit të kaluar, do të vijojnë.
Qeveria të cilën protestuesit e konsiderojnë përgjegjëse për praktikat korruptive dhe punën e dobët të ndërtimit që rezultoi në shembjen vdekjeprurëse të një tende, po i quan protestat një “revolucion me ngjyra”. Protestuesit, fillimisht të quajtur “bllokada”, janë quajtur në javët e fundit “terroristë”, “fashistë” dhe “nazistë” nga mediat që Vuçiç që i kontrollon.
Në tre operacione të ndara nga policia, Agjencia e Inteligjencës së Sigurisë (BIA) dhe Zyra e Prokurorit të Lartë Publik, pesë persona u arrestuan në Serbi këtë javë me dyshimin për “planifikim të një ndryshimi të dhunshëm të qeverisë në Serbi” dhe “minim të rendit kushtetues”, gjë që interpretohet si një vazhdim i masave represive të autoriteteve përpara protestave në Beograd.