Protesta e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, anëtarët e VLEN takojnë kryeministrin

Pak para mbajtjes së protestës në mbështetje të studentëve shqiptarë në Shkup, anëtarët e koalicionit VLEN janë takuar me kryeministrin, Hristijan Mickoski.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton se diskutimi i Mickoskit me Izet Mexhitin dhe Bilall Kasamin u përqendrua te çështja e përdorimit të gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës.

“Bashkëbiseduesit u pajtuan se arsimi dhe dija përbëjnë themelin e çdo shteti modern dhe të suksesshëm. Prandaj, institucionet po punojnë aktivisht në gjetjen e zgjidhjeve që do të jenë plotësisht në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve, me qëllim sigurimin e sigurisë juridike dhe funksionalitetit”, thuhet në komunikatën e Qeverisë. Më herët në një postim në rrjetin social Facebook, zëvendëskryeministri i parë siguroi se provimi do të jepet në gjuhën shqipe. “Provimi i jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe! Së shpejti me lajme të mira”, shkruan Izet Mexhiti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?