Protesta të dhunshme në Athinë

Molotov dhe gazlotsjellës përfshinë rrugët e Athinë mbrëmjen e shkuar në një tubim të krahut të majtë, të cilët shënuan katër vjetorin e vrasjes së një aktivisti antifashist. Protesta u bë e dhunshme.

Rreth 3,000 vetë marshuan në kryeqytetin grek në kujtim të Pavlos Fyssas, i cili u vra nga një përkrahës i partisë ultra të djathtë të Agimit të Artë në vitin 2013.

Pas mbledhjes në sheshin Syntagma të qytetit, demonstruesit marshuan përkrah Ambasadës së SHBA, përpara se të përpiqeshin të shkonin në zyrat e Agimit të Artë, duke kënduar: “Pavlos është i gjallë, shtypni nazistët!”.

Protestuesit kërkuan mbylljen e zyrave të Agimit të Artë dhe anëtarët e tij të burgosen.

Marshimi i tyre drejt zyrave të partisë u bllokua nga policia gjë që shkaktoi trazira.

Disa hodhën koktej molotovi dhe policia u përgjigj me gaz lotsjellës.

Marshuesit u shpërndanë më së shumti, por një grup i vogël hodhi bomba zjarri jashtë selisë së policisë.

CNN grek shkruan se pesë janë arrestuar për episodet e dhunshme ndaj divizionit të policisë së Atikës.

Ndërkohë, një 16 vjeçar mbetet në spital pasi u godit nga një makinë gjatë protestë.

Riot erupts in Athens during Antifa protest for the murder of Pavlos Fyssas by Golden Dawn neonazis

SHKARKO APP