Protestat gjatë natës në Serbi dhe Mal të Zi (VIDEO)
Qytetarët në Serbi dhe në Mal të Zi kanë dalë mbrëmë nëpër rrugët e kryeqyteteve për të protestuar.
Në Beograd kërkojnë largimin e presidentit, Aleksandar Vuçiç. Për dallim nga herët e kaluara, protestuesit mbrëmë ishin më të zhurmshëm dhe më këmbëngulës. Ata rrëzuan gardhin e hekurt të vendosur para vendit të ashtuquajtur ‘Sheshi i Republikës. Sipas Goran Vesic, i cili kujdeset për këtë pjesë, dëmi që shkaktuan protestuesit sonte arrin në 10 mijë euro. Sipas tij, Beogradi zyrtar kur të bëj vlerësimin e saktë të dëmeve dh të ngrejë akuza ndaj të gjithë atyre që morën pjesë në prishjen e gardhit të hekurt.
Vuçiç akuzohet për korrupsion dhe frenimin e lirive demokratike dhe të mediave në vend. Tensionet politike u rritën muajin e kaluar kur protestuesit hynë në ndërtesën e televizionit shtetëror të zemëruar ndaj raportimeve të këtij stacioni, që ata thonë se është i njëanshëm. Demonstruesit po kërkojnë dorëheqjen e zotit Vuçiç, zgjedhje të lira dhe më shumë demokraci. Ata kanë planifikuar një tubim të madh javën e ardhshme në Beograd.
#1od5miliona demonstrators in Belgrade light flares as they surround the Serbian parliament building with fences from the renovation at the centre of the city.
Flares were used in previous rallies to symbolise protesters' efforts to hold a light to “media darkness” in Serbia. pic.twitter.com/DiWkQjMW1b
— Balkan Insight (@BalkanInsight) April 6, 2019
Vuçiç është përpjekur të minimizojë rëndësinë e protestave si një përpjekje e opozitës për të marrë pushtetin me forcë, ndërsa mediat pro-qeveritare i kanë quajtur udhëheqësit e opozitës si vegla të të huajve.
Tonight’s anti-govt protest in Belgrade has now ended.
Organisers have announced the next one for April 13, when demonstrators across the country will take to the street.
Here is everything you need to know about it: https://t.co/FsGUGcRhgM#1od5miliona pic.twitter.com/qnLusamjzq
— Balkan Insight (@BalkanInsight) April 6, 2019
Protesta janë zhvilluar edhe në Mal të Zi kundër korrupsionit. Gjithçka filloi me një video të postuar në mediat sociale: një regjistrim sekret i vitit 2016, që duket se tregonte një oligark të njohur vendës duke i dhënë një zarf me para një bashkëpunëtori të Milo Gjukanoviçit, udhëheqësit të Malit të Zi.
Biznesmeni i njohur, ish-mik i ngushtë i presidentit Gjukanoviç, e publikoi videon në fund të vitit të kaluar si hakmarrje ndaj akuzave të ngritura kundër tij për mashtrim dhe pastrim parash, të cilat u bënë shkak që ai të ikte në Londër për t’iu shmangur ndjekjes penale.
Biznesmeni Dushko Knezeviç publikoi gjithashtu një seri dokumentesh që akuzonin presidentin dhe partinë e tij në pushtet për korrupsion, nepotizëm dhe shpërdorim të detyrës, duke pretenduar se i ka dhënë miliona dollarë Gjukanoviçit dhe partisë së tij në pushtet.
Çështja “Zarfi” ka shkaktuar protesta të shumta kundër zotit Gjukanoviç, për të kërkuar dorëheqjen e tij, pas pothuajse 30 viteve në pushtet.
Anti-govt protesters are rallied in front of the govt building in the Podgorica, calling for resignations of Montenegro's President Djukanovic, PM Markovic, Supreme State Prosecutor, Chief Special Prosecutor, Anti-Corruption Agency Chief, RTCG management among others.#oduprise pic.twitter.com/Q1JrMZzLeP
— Balkan Insight (@BalkanInsight) April 6, 2019