Protestat në Serbi, Vuçiç si Rama merr rolin e patriotit dhe sulmon organizatorët dhe mediat

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, si duket po e ndjen rrezikun nga protestat masive që po organizohen nga opozita në Beograd. Megjithë temperaturat e ulëta në Beograd mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë që në datën 1 janar për të protestuar kundër qeverisë së Vuçiç dhe kontrollit të mediave. Ditët e fundit protestat janë shtuar.

Në presionin e protestave të vazhdueshme, Vuçiç sot ka organizuar një konferencë për media, përmes së cilës ka sulmuar organizatorët e protestës, duke i akuzuar si tradhtar të interesave të kombit serb.

Protestat në serbi kanë në qendër situatën ekonomike, censurën e mediave dhe ndërtimin e një shtetit autoritar nga Vuçiç. Ajo që bie në sy është se argumentet që përdor Vuçiç janë të njëjta më Ramën. Të dy flasin për opozita anti kombëtare dhe kanë marrë rolin e patriotëve.

Protesta e radhës është caktuar të organizohet me 16 janar dhe pritet të jetë edhe më masive, pasi është edhe 1 vjetori i vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviç. Kjo protestë organizohet një ditë para se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, të mbërrijë në Beograd për vizitën e tij të cilën Vuçiç po kujdeset për ta bërë madhështore duke urdhëruar qytetrët serb që të dalin në Beograd për ta pritur

Në këtë vizitë të Putinit dhe takimin e tij me Vuçiçin, pritet të diskutohet edhe çështja e problemit të Kosovës.

SHKARKO APP