Protestojnë për gjuhën shqipe, studentët shqiptarë mbushin rrugët në RMV. Kërkojnë dorëheqjen e dy ministrave
Studentët e Universitetit të Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore, kanë nisur protestën në Shkup.
Një numër i lartë studentësh, por edhe qytetarë të komunitetit shqiptarë, përfaqësues politikë, kanë mbushur sot rrugët e Shkupit.
Studentët kanë deklaruar se po përballen me padrejtësi të vazhdueshme, pasi nuk u mundësohet dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, edhe pse kjo e drejtë është e garantuar me Kushtetutë dhe ligj.
Gjithashtu në protestë studentët shihen me pankarta të ndryshme, ku shkruhet, “Ligji për gjuhët është i qartë”; “Stop diskriminimit institucional”; “Respekto ligjin për gjuhën, respekto Kushtetutën” si edhe “Mos mohoni një të drejtë të fituar”.
Gjatë marshimit ata i janë drejtuar ministrit të Drejtësisë Igor Filkov dhe ministres së Arsimit Vesna Janevska që të dorëzojnë dorëheqjen.
Protesta e studentëve është mbështetur edhe nga Tirana zyrtare, duke bërë thirrje që të respektohet e drejta e e tyre Kushtetuese.
KOHA JONË SONDAZH

