Protestuesit e dhunshëm kthehen rrugëve të Shkupit, ofendojnë shqiptarët
Protestuesit e dhunshëm që lënduan deputetët e shumicës së re parlamentare dhe gazetarët, sot përsëri kanë dalë rrugëve për të protestuar për, siç thonë ata, Deklaratës së Partive shqiptare dhe kundër rrezikimit të unitetit të shtetit, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Nuk shihen tentime për të hyrë në Kuvend por vetëm parakalim në formë proteste.
Disa nga fytyrat e njohura që u panë edhe në ”Pushtimin e Kuvendit” të enjten e kaluar, shihen edhe sot.