PSD: E turpshme që opozita nuk protestoi kundër Trendafilovas, drejton një gjykatë që përndjek krerët e UÇK-së

Anëtarja e kryesisë së PSD-së në Kosovës, Donjeta Demolli e ka cilësuar të turpshme dhe të papranueshme mos pjesëmarrjen e opozitës dhe PDK-së në protestën e sotme kundër kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova. Ajo e akuzoi opozitës se ka braktisur kauzat dhe krerët e UÇK-së.

“Është krejt e pakuptueshme sesi janë lënë vetëm, janë braktisur kauza dhe krerët e UÇK-së nga partia që kanë themeluar. Është e pakuptueshme sesi kryeministri dhe pushteti sot kanë deklaruar se nuk do t’i dorëzojnë të akuzuarit në Hagë, deklarata e djeshme ishte që; nuk kemi ç’të bejmë. Kjo po ndodh sepse se dy partive që e kanë lidhur veten me UÇK-në po u leverdis vetëm pushteti mbajtja e pushtetit dhe nuk kanë interes të ndjekin kauzat e drejta si mbrojtja e lirisë dhe luftës së UÇK-së. Është e papranueshme sesi kanë hegjemoni mbi diskursin e sotëm”,-tha në ”A2cnn”.

Sipas saj opozita në Kosovë ka rënë në kurthin e kryeministrit Kurti dhe është pasive për kauzat e vendit. Sipas Demollit Trendafilovas ju mundësua siguri e lartë gjatë vizitës në Kosovë, ndërkohë që thekson se ajo nuk është e mirëpritur pasi drejton një gjykatë që përndjek krerët e UÇK-së.

“Trendafilova nuk është e mirëseardhur në Kosovë. Ajo drejton një gjykatë që gjykon luftën e drejtë të UÇK-së. Atje janë të gjithë krerët e UÇK, të cilët aktualisht po mbahen të izoluar dhe një varg shkeljesh të ndryshme të të drejtave të njeriut dhe ne nuk mund ta lejojmë kryetaren e kësaj gjykate që të vijë në Kosovë e të bëjë propagandë me këtë gjykatë ku 75 % e dëshmive në këtë gjykatë janë të mbyllura për publikun. Kjo gjykatë ka harxhuar deri tani 350 mijë euro dhe pritet të arrijë në 1 mln euro për pagat e gjykatësve e prokurorëve që nuk po sjellin drejtësi. Trëndafilosvës i është mundësuar mekanizmi mbrojtës sikur të ishte presidente e një prej vendeve më të rëndësishme të botës ka pasur siguri të lartë. Është pritur nga pushteti me të gjitha të mirat e mundshme, jo si një kryetare n je gjykate të padrejtë që përndjek krerët e UÇK-së”.

SHKARKO APP