Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 13:31 Këmbëmadhi, Shërbimi Pyjor i SHBA publikon dosjet e vjetra Shërbimi Pyjor i SHBA-së publikoi tre dosje mbi Bigfoot-in, mes tyre një memo e biologut Rodney L. Johnson për gjurmët e mëdha në Uashington.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
Lajmet e fundit
Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Pse po ngutet Vuçiçi me zgjedhjet e parakohshme në Serbi?

Aktualitet E premte, 3 Nëntor 2023 10:27
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më 17 dhjetor janë shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, të Beogradit dhe ato lokale në Serbi. Pse po ngutet Vuçiçi?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, duke shënuar kështu fillimin e fushatës zgjedhore që do të zgjasë deri më 14 dhjetor, kur fillon heshtja zgjedhore.

Kjo lëvizje nuk është befasi e madhe, sepse presidenti i Serbisë ka lënë të nënkuptohet menjëherë pas zgjedhjeve të fundit se qeveria e tanishme do të ketë një mandat të shkurtuar. Nëse presionit të brendshëm të opozitës, pas tragjedive të majit dhe vrasjeve të nxënësve dhe të rinjve, që ka shkaktuar një mori pakënaqësie e protestash, i shtohet presioni i shtuar nga Perëndimi për një zgjidhje sa më të shpejtë të çështjes së Kosovës, atëherë mund të thuhet se autoritetet në Serbi kanë arsye për nxitim dhe shpalljen e zgjedhjeve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shtohet presioni i brendshëm dhe i jashtëm

Zgjedhjet padyshim që autoritetet i shohin si një nga mënyrat për të rimarrë kontrollin mbi situatën, thekson për DW, Dushan Spasojeviç nga Fakulteti i Shkencave Politike.

“Kemi pasur shumë probleme dhe kriza. Për këtë arsye mendoj se ata vendosën të shkojnë në një fushatë që përveç përfitimeve në kohë, mund t’u sjellë edhe përfitime të tjera, veçanërisht në lidhje me negociatat për Kosovën, të cilat janë përshpejtuar disi. Sigurisht që është më e leverdishme për ta që zgjedhjet të mbahen tani dhe pastaj të kenë një qeveri teknike ose negociatapër një qeveri që mund të zgjasë disa muaj”, thotë Spasojeviç.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gazetari Gjorgje Vlajiç gjithashtu vëren se diku u bashkuan presioni i brendshëm dhe ai i jashtëm, dhe se “pavarësisht nga sondazhet e fundit ku shihet një rënie e Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Vuçiç edhe këtë herë llogarit me fitoren në zgjedhje, si ato në nivelin republikan, ashtu edhe në nivelin lokal në Beograd dhe qytete të tjera”.

Një nisje më e mirë e bllokut proevropian

Në prag të zgjedhjeve, një grup partish opozitare arritën një marrëveshje për bashkëpunim dhe paralajmëruan dalje të përbashkët në zgjedhje me listën “Serbia kundër dhunës”. Fjala është për partitë opozitare që prej muajsh organizojnë protesta me këtë emër. Ato duan të shkojnë së bashku në zgjedhje, që ka qenë edhe kërkesa e shumicës së demonstruesve.

Mund t'ju interesojë

Grabitje në Durrës/ Vidhen para dhe sende luksi, arrestohen dy persona

Grabitje në Durrës/ Vidhen para dhe sende luksi, arrestohen dy persona

Para 1 ore
Reagon Veliaj: Nuk i besoj Ramës te operohem nën narkozën e mjekëve të tij!

Reagon Veliaj: Nuk i besoj Ramës te operohem nën narkozën e mjekëve të tij!

Para 2 orësh
Protesta në Tiranë, 10 persona nën hetim dhe 13 gjoba nga policia

Protesta në Tiranë, 10 persona nën hetim dhe 13 gjoba nga policia

Para 2 orësh

Është një hap i madh, thekson Spasojeviç. Ata bënë atë që duhej të bënin me këtë lëvizje. Kjo është e rëndësishme, sepse sondazhet tregojnë se shumica e votuesve dëshiron këtë lloj performance. Tani u takon atyre që fushatën ta bëjnë sa më bindëse, të tregojnë se veprojnë me një zë dhe kjo në një farë mënyre i vendos ata në një pozitë më të mirë fillestare në krahasim me partitë e tjera opozitare”, thotë Spasojeviq.

E djathta e turbullt

Marrëveshja politike në anën tjetër të spektrit politik është shumë më e vështirë. Ditët e fundit, një grup partish të djathta u përpoqën të bënin një marrëveshje të ngjashme dhe të formonin një subjekt elektoral. Por siç duket, kjo nuk do të ndodhë. Takimet e ndërprera, kundërshtimet ndaj bashkëpunimit me parti të caktuara, e tashmë edhe njoftimet për pjesëmarrje të pavarur në zgjedhje, kanë bërë të dështojnë përpjekjet për bashkim të skenës së djathtë politike. Sa ndikon kjo përçarje në mundësinë e bashkëpunimit me bllokun pro-evropian pas zgjedhjeve?

Është e qartë se ka një seri të tërë konfliktesh taktike, vëren Dushan Spasojeviç. “Para së gjithash, është një konflikt, se cilat janë çështjet më të rëndësishme: demokratizimi apo mbrojtja e integritetit territorial. Por, mendoj se kjo ende nuk na tregon asgjë për mundësinë e bashkëpunimit pas zgjedhjeve dhe koalicioneve paszgjedhore. Ata do të presin rezultatet e zgjedhjeve, e nëse opozita pro-evropiane arrin një rezultat të mirë, që është dëshmi e disa ndryshimeve në shoqëri, atëherë edhe ata do të jenë nën presion të madh”, thotë Spasojeviç.

Gjorgje Vlajiç beson se “kjo ka të bëjë kryesisht me ambiciet e lidershipit dhe dëshirën që secili të jetë në krye”. Për mua kjo nuk është asgjë e pazakontë, sepse e djathta u nda më seriozisht rreth çështjes së patriotizmit sesa opozita prodemokratike në çështjet që kanë sfond proevropian”, thotë bashkëbiseduesi i DW.

Kthimi i babait politik

Edhe pse nuk ishte ndonjë surprizë e madhe, njoftimi i liderit të Partisë Radikale Serbe (SRS), Vojislav Sheshel, se ai do të marrë pjesë në zgjedhjet e Beogradit dhe dhe në zgjedhjet lokale në koalicion me partinë SNS-në të Vuçiqit në pushtet, ndërsa do të kandidojë si i pavarur në zgjedhjet republikane, shihet si një kuriozitet politik në Serbi. Aleksandar Vuçiç po shërbehet me shpjegime retorike për gjoja distancimin nga radikalët e Sheshelit, ku dikur ishte edhe vetë, duke thënë se “nuk do të formojë qeveri me ta”. Por në të njëjtën kohë nuk e mohoi bashkëpunimin me radikalët dhe Sheshelin në nivelin lokal.

Është e qartë se Shesheli ka kohë që bashkëpunon në mënyrë aktive me SNS-në dhe se atij po i jepet hapësirë ​e madhe në media për sulme ndaj opozitës, thekson Dushan Spasojeviq. “Ky koalicion tregon se qeveria është shumë e shqetësuar për rezultatin e mundshëm të zgjedhjeve në Beograd. Prandaj, ata ndoshta do të përpiqen të përfshijnë në koalicion të gjithë ata që mund të marrin sado pak vota, në përpjekje për të parandaluar humbjen në kryeqytetin e Serbisë”, thotë Spasojeviç.

Radikalët vështirë se mund ta kalojnë pragun zgjedhor, thekson Gjorgje Vlajiç. “Ndërsa duke u bashkuar me SNS-në ata tani po përpiqen të sigurojnë mbijetesë politike. Këtu kemi të bëjmë me një kornizë të njëjtë vlerash, sepse SNS është parti e radikalëve të maskuar. Nuk duhet harruar se Shesheli është babai politik i Aleksandar Vuçiqit dhe kjo sigurisht nuk është befasi”, thekson gazetari.

Arsenali i njohur i manipulimeve të SNS

Sipas bashkëbiseduesve tanë, fushata e ardhshme do të jetë shumë e ashpër dhe e pistë. Dushan Spasojeviç shton se “fushata do të jetë shumë e pabarabartë”. Pra, gjithçka që kemi parë deri tani, plus fakti që opozita ka mundësi të marrë pushtetin në disa zona, do ta detyrojë qeverinë të përdorë të gjitha mundësitë dhe të gjitha truket e mundshme. Kjo do të thotë se Vuçiqin me siguri do ta shohim çdo ditë në televizionin kombëtar. E gjitha kjo është vetëm politikë dhe fatkeqësisht nuk do të ndryshojë asgjë”, është skeptik Spasojeviç.

Ndërsa Vlajić beson se SNS “do të bëjë gjithçka që mundet për të fituar në çdo vend, duke përfshirë fushatën e ndyrë zgjedhore, manipulimet e votave, manipulimet në numërimin e votave dhe frikësimin e votuesve. Do të përdorë pra arsenalin tashmë të njohur të presioneve dhe disfavoreve që SNS e përdor gjithmonë për të fituar zgjedhjet”, përfundon Gjorgje Vlajiç. DW

Etiketat e lidhura

Vuçiçi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Këmbëmadhi, Shërbimi Pyjor i SHBA publikon dosjet e vjetra
Para 32 minutash

Këmbëmadhi, Shërbimi Pyjor i SHBA publikon dosjet e vjetra

Grabitje në Durrës/ Vidhen para dhe sende luksi, arrestohen dy persona
Para 1 ore

Grabitje në Durrës/ Vidhen para dhe sende luksi, arrestohen dy persona

Arbitrat e Champions League për Como dhe Napoli
Para 1 ore

Arbitrat e Champions League për Como dhe Napoli

Reagon Veliaj: Nuk i besoj Ramës te operohem nën narkozën e mjekëve të tij!
Para 2 orësh

Reagon Veliaj: Nuk i besoj Ramës te operohem nën narkozën e mjekëve të tij!

Më të lexuarat

1 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 15 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
Para 22 orësh

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 2 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Horoskopi i ditës, e diel 22 nëntor 2026
Para 8 orësh

Horoskopi i ditës, e diel 22 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.