Qeveria e re, presidenti malazez mandaton shokun e partisë dy muaj pas zgjedhjeve
Presidenti malazez Jakov Millatoviç, i hap rrugën krijimit të qeverisë së re, dy muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme në Malin e Zi.
Ai ngarkoi liderin e partisë ”Evropa Tani”, Milojko Spajiç, si mandatar për kryeministër dhe formim të Qeverisë. Spajiç ka tani 90 ditë për të formuar koalicion dhe rrjedhimisht Qeverinë.
Përbërja e qeverisë së re do ofrojë një pasqyrë të orientimit të vendit, dhe pse përmendet synimi për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në një fjalim pas fitores në zgjedhje, Spajiç theksoi se nuk do të hynte në koalicion me partinë demokratike të socialistëve dhe Lëvizjen Qytetare Ura të Dritan Abazoviç.