Rama jep lajmin e rëndësishëm nga Maqedonia: Muajt e ardhshëm…

Foto ilustruese

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me homologun e tij të Maqedonisë, Zoran Zaev.

Teksa ndodhet në Shkup për një vizitë pune ku do të marrë pjesë në Samitin rajonal “100 liderë në biznes nga Europa Juglindore – Ndërlidhja” me fokus biznesin dhe ndërveprimin ekonomik mes vendeve, Rama bisedoi me Zaev për intensifikim të shkëmbimeve tregtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për t’i dhënë nxitje këtij bashkëpunimi dhe lehtësuar ndërveprimin ekonomik mes vendeve, dy kryeministrat u dakordësuan për mbajtjen në muajt e ardhshëm të mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive shqiptare dhe maqedonase. Ministritë e Jashtme të të dy vendeve do të përgatisin axhenden e mbledhjes, si dhe do të përcaktojnë kohën e mbajtjes së mbledhjes të dy qeverive.

Swiss Digital Mobile Reklama

Liderë nga Ballkani Perëndimor, përfaqësues nga fusha e biznesit nga Europa Juglindore dhe përfaqësues nga Bashkimi Europian do jenë pjesë e Samitit.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?