Rama takim me Vjosa Osmanin në Prishtinë, Presidentja mban qëndrim ndryshe nga Albin Kurti
Ajo që po bën kryeministri Albin Kurti është një inat tipik tradicional shqiptar. Por na bën me turp para botës.
Kryeministri Edi Rama nuk do ta anulojë turin e tij Ballkanik, edhe pse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk pranon që ta takojë. Rama nesër në mëngjes do të jetë në Shkup për t’u takuar me kryeministrin Kovaçevski, dhe më pas do të vijojë sipas planit, vizitën në Prishtinë. Rama do të takohet vetëm me presidenten Vjosa Osmani.
Edhe pse raporti i tyre ka qenë shpesh herë lajm në media, duket se ka një afrim pas ”përplasjeve” të qëndrimeve. Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë darkuar së bashku disa ditë më parë në Ulqin. Ata morën pjesë në koncertin e Rame Lahaj.
Të premten, Rama do të fluturojë për në Bosnjë Hercegovinë, dhe më pas në Mal të Zi. Në të dy këto shtete do të takohet me kryeministrat. Stacioni i fundit i turit të shefit të qeverisë shqiptare, do të jetë Beogradi. Atje e pret presidenti Aleksandër Vuçiç.