Referendumi i shtatorit, Sekretari i SHBA vizitë blic në Shkup
Maqedonia po përgatitet për referendumin e 30 shtatorit, datë kjo, e cila do të testohet nga vota e qytetarëve të Maqedonisë për t’i hapur rrugë integrimit te vendit në strukturat euro-atlantike.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Matis, ka zhvilluar takime me krerët më të lartë të Maqedonisë, ndërsa pohoi se SHBA-të janë mbështetëse të palëkundura të anëtarësimit të Maqedonisë në strukturat integruese.
Në takim me kryeministrin, Zoran Zaev, sekretari vlerësoi rolin e luajtura nga Maqedonia për stabilitetin e Gadiushullit Ballkanik.
Sekretarin amerikan mori garancinë nga kreu i qeverisë se referendumi do të jetë pozitiv dhe së shpejti edhe Maqedonia do të bëhet pjesë e NATO-s.
Ndër të tjerët ai tha se Marrëveshjen e Prespës do ta ndihmojë Maqedoninë në hapat e mëtejshme drejt anëtarësimit në NATO e BE ku theksoi se SHBA-të janë të gatshëm që t’ju mirëpresim si anëtare e 30-të e NATO-s.
https://www.facebook.com/AlsatMTelevision/videos/313888845834417/?t=1