Referendumi, reagon Greqia: Pjesa më e madhe mbështetën marrëveshjen
Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë ka reaguar pas mbajtjes së referendumit gjatë ditës së sotme në Maqedoni në lidhje me marrëveshjen e emrit mes Shkupit dhe Athinës.
Ministrja e Jashtme greke thotë se respekton zgjedhjen e qytetarëve maqedonas, ndërsa pjesa më e madhe sipas saj ka mbështetur marrëveshjen.
“Respektojmë zgjedhjen e qytetarëve maqedonas dhe mbetemi të përkushtuar për marrëveshjes e Prespës. Pjesa më e madhe mbështetën marrëveshjen. Klima e nacionalizmit nuk lejon të bëhet një vlerësim i kthjellët për dobinë e marrëveshjes”- thuhet në reagimin e Ministrisë greke.