Rrëfimi tronditës nga autori i dyshuar për vr*sjen e Liridona Murselit: Jam paguar nga burri i saj

Mbrëmjen e sotme, Policia e Kosovës bën me dije se ka arrestuar 2 persona të cilët lidhen me vrasjen e Liridona Murselit. Njëri nga të arrestuarit është burri i viktimës, Naim Murseli.

Autori që dyshohet se ka kryer vrasjen, ka rrëfyer dhe pranuar veprën duke thënë se është paguar nga Naim Murseli, pra nga burri i së ndjerës. Murseli dhe autori i dyshuar janë bashkëfshatar mes vete. Sipas Policisë, operacioni është duke vazhduar me bastisjen e dy lokacioneve në Gjakovë.

Rasti po hetohet si vrasje me armë zjarri. Fillimisht, ishte thënë se vrasja ka ndodhur pas një rasti që kishte të bënte me plaçkitje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?