“Rrëmbim gulenistësh në Kosovë dhe zemërimi i shqiptarëve”
Aq më tepër që akti diskriminues i Ankarasë preku “simbolin e shenjtë të shqiptarëve”, Kosovën. Kryeministri Alternativ i Kosovës dhe ndër luftëtarët më të shquar të UÇK-së, Fatmir Limaj, duke iu drejtuar Presidentit turk, vuri në dukje se “duhet ta kuptojë qartë se nuk jemi vasalë të askujt.
Kosova është shtet i pavarur dhe askush nuk ka të drejtën që ta kërcënojë” dhe shtoi me nënkuptim: “Kosova është shtet perëndimor dhe kush e vë në dyshim këtë realitet të padiskutueshëm, do të marrë përgjigjen e duhur”.
Kritikë të ashpër ushtroi edhe gazeta që mbështet kryeministrin Rama, TEMA e Mero Bazes, duke vënë në dukje mes të tjerash: “…
Fakti se presidenti i Turqisë ndjen se është sulltan në Kosovë dhe kujton se mund të emërojë dhe shkarkojë kryeministra, duhet të na bëjë që të mendojmë seriozisht.
Këto deklarata përbëjnë një shkak më tepër që të mendojmë se një vend i rrezikshëm dhe pa standarte demokratike, siç është Turqia, mund të vërë në rrezik perspektivën e integrimit europian të shqiptarëve, në rast se influenca e saj mbi rendin politik shqiptar është e madhe”.
Në të njejtat tone iu përgjigj sfidave turke edhe gazeta tjetër shqiptare (gjithashtu) filoqeveritare DITA, e cila akuzon Erdoganin për plane të fshehta radikalizimi islamik të popullsive shqiptare dhe për sjellje prej “sulltani të vogël”, duke theksuar se po thur aleancë me Rusinë, ndërsa njëkohësisht, shkel të drejtat e njeriut në Turqi, duke mbushur burgjet me kundërshtarë të tij politikë.
E vërteta është se Erdogan preku sedrën dhe krenarinë e shqiptarëve dhe, sipas analistëve, përdhosi në masë të madhe prestigjin e tij në Ballkan.
Nuk është e sigurt se lideri turk, i zhytur në botën e tij megalomane, arrin të kuptojë se Kosova mund të funksionojë si shtet mysliman i pavarur, brenda “kufijve të zemrës së tij”, pa i bërë temena atij (si president turk) dhe politikës së tij.
Por nga ana tjetër, është përgjegjës për sfidat kundrejt nacionalizmit shqiptar, të cilin orvatet që ta verë nën patronazh në Ballkan nëpërmjet Islamit, në kuadrin më të përgjithshëm të lojës së influencave që po luhet në Ballkan.
Me sa duket, aleanca e Turqisë me Rusinë nuk shihet me sy të mirë prej shqiptarëve. Më 2013, gjatë vizitës së tij në Kosovë, duke folur në Prizren, presidenti turk kishte deklaruar se “Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë”, duke shkaktuar furtunë reagimesh prej popullsive shqiptare në Ballkan.
Ndërkaq, shkrimtari i famshëm shqiptar,Ismail Kadare, deklaroi se kanë vlerë edhe sot të gjitha ato qe kishte shkruar në veprën e tij “Ndeshja”, ku akuzon pushtimin otoman si shkaktarin kryesor të gjendjes në të cilën ndodhet sot kombi shqiptar.
Nuk është e rastit që shkrimtari Ismail Kadare, për shkak të frymës anti-otomane të veprave të tij, konsiderohet pothuajse “persona non grata” në Turqi. “Çfarë kam shkruar është tepër aktuale.
Me sa duket, megalomania osmane nuk ndryshon”, kishte theksuar në mënyrë karakteristike në intervistën e tij. Por karakterizime akoma më të rënda kishte shprehur atëhere edhe peshkopi i katolikëve të Kosovës, Dode Gjerg… “
Dolën në sipërfaqe nostalgjia dhe shpresat e disa neootomanëve dhe dëshira e presidentit turk që të jetë prijësi i shqiptarëve.
Fjala e Erdoganit kishte përmbajtje problematike dhe ishte në kundërshtim me të vërtetën historike…”, kishte theksuar peshkopi.
Vizita e atëhershme e Erdoganit ishte bërë objekt kritike të ashpër edhe prej shtypit shqiptar dhe shumë politikanëve dhe intelektualëve, kur në mënyrë publike pretendoi prej kryeministrit Edi Rama që të mbyllë shkollat e “gulenistëve”.
Nën presionin e opinionit publik të tyre, autoritetet shqiptare të Tiranës nuk mbyllën shkollat, ashtu si edhe në Shkup, në Kosovë dhe në Boshnjë – thjesht, ndërruan tabelat dhe i lejuan Erdoganit që të hapë të tjera, me financimin e Ankarasë.
Ndërkaq, Erdogani në asnjë rast nuk ndaloi që të ushtrojë presione të gjithanshme ndaj qeverive të mësipërme për këtë çështje.
Tashmë, duke parë se kërcënimet nuk sjellin rezultate, presidenti turk po përdor metoda “më të avancuara”, siç janë inkur