Rumani/ Shitet banka me kapital grek

Huadhënësi rumun, Banka Transilvania ROTLV.BX, deklaroi se kishte marrë miratimin nga mbikëqyrësi i konkurrencës në vend dhe nga Banka Qendrore për të blerë një prej bankave me kapital më të madh grek që operojnë në Rumani, Bankën Bancpost që kontrollohet nga Eurobank.

Sipas Bankës Transilvania, mbyllja e transaksionit në lidhje me blerjen e Bancpost do të zhvillohet në gjysmën e parë të prillit të këtij viti. Bankat greke po shesin asetet dhe filialet e huaja për t’u përqendruar vetëm në tregun e tyre të brendshëm. Banka Qendrore e Rumanisë deklaroi javën e kaluar se nuk e miratoi blerjen e bankës me kapital grek, Romaneasca, nga banka OPT e Hungarisë.

SHKARKO APP