Sekretari amerikan Blinken: E dënojmë ashpër aksionin e qeverisë, Kurti të ndalojë masat e dhunshme

Sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken i bën thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të ndalojë masat e dhunshme në veri të Kosovës për të futur në ndërtesat e komunave kryetarët e rinj dhe të ripërqendrohet në dialogun e lehtësuar nga BE.

”E dënojmë fuqishëm aksionin e policisë së Kosovës në veri të vendit që po shkakton tensione. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurtit të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e lehtësuar nga BE”, ka shkruar ai ndër tjerash.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka firmosur urdhrin për të kaluar forcat ushtarake serbe në gjendjen më të lartë të gatishmërisë. Menjëherë pas urdhrit të firmosur rreth orës 14:00, ministri i Brendshëm Millosh Vuçeiç bëri me dije se forcat e armatosura serbe janë zhvendosur në drejtim të kufirit me Kosovën.

SHKARKO APP