”Serbia do ndëshkohet”, mediat: SHBA heton përfshirjen e Beogradit në sulmin terr*orist

Sulmi terrorist në Kosovë ka shqetësuar Europën dhe SHBA-në. ”The Guardian” zbulon se administrata Biden po heton përfshirjen e Beogradit në njësinë paraushtarake dhe po përpiqet të zbulojë misionin e saj në sulmin terrorist të së dielës, ku humbi jetën një polic i Kosovës.

Nëse Vuçiç zbulohet se ka qenë i përfshirë, kjo mund të ndryshojë qasjen e SHBA dhe BE ndaj Kosovës, të cilën e kanë kritikuar për çështjen e dialogut me Serbinë. Kjo gjithashtu mund të çojë në sanksione ndaj Serbisë, shkruan The Guardian.

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka deklaruar se ky sulm ka kaluar vijën e kuqe dhe perëndimi nuk mund ta tolerojë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?