“Serbia nuk mund të hyjë në BE me idenë serbomadhe”
Ministri kroat për Punë të Jashtme Miro Kovaç i ka thënë Beogradit zyrtar se, “nuk është liruar nga virusi agresiv serbomadh dhe të sistemit komunist dhe derisa të mos e bëjë këtë, Serbia nuk do të mund të hyjë në Bashkimin Evropian”, transmeton Koha.net.
“Nga dita në ditë opinioni kroat po bombardohet me shitje mendjeje të përfaqësuesve të pushtetit serb, të cilët ende nuk janë liruar nga virusi agresiv serbomadh dhe të sistemit komunist jugosllav”, ka shkruar Kovaç në facebook, raporton Jutarnji list. Ai ka shtuar se nuk ka ditë që të mos paraqiten “ata të pushteti serb, të cilët në vitet ‘90-te të shekullit të shkuar kanë qenë pjesë e pushtetit, ose pjesë e partive në pushtet kur nga Beogradi filluan luftërat kundër Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjë e Hercegovinës e Kosovës, luftërat pushtuese të cilat Beogradi i humbi me radhë”.
Dhe në vend qe të përballet me përgjegjësinë e vet për fillimin e luftërave, për qindra mijëra viktima dhe shkatërrime jetësh, Serbia zyrtare qëllimisht përhap ndjenja hakmarrëse, nxit popullin serb kundër popujve të tjerë dhe pengon vendosjen afatgjate të bashkëpunimit të mirë fqinjësor në frymën evropiane”, thekson ndër të tjera Kovaç.