Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 19:36 Juventusi shkatërron Venezian me 4 gola, shkëlqen Woltemade Juventusi ka marrë një fitore bindëse 4-0 ndaj Venezias në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Serie A. Bardhezinjtë dominuan kundërshtarin, veçanërisht…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Serbia paralajmëron masa të rrepta kundër Kosovës, reagon Prishtina

Rajoni E diel, 26 Shtator 2021 01:19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i kërkoi presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, që të reflektojë dhe të prezantojë qëndrime evropiane dhe jo të së kaluarës. Këtë deklaratë, kryeministri i Kosovës e bëri pas paralajmërimeve të Aleksandër Vuçiçit për masa të rrepta ndaj Kosovës, nëse kjo e fundit nuk e heq taksën ndaj Serbisë në mënyrë që t’i kthehet dialogut.

“Reflekto Z. Vuçiç! Është koha që të prezantosh vlera europiane dhe jo qëndrime, të cilat i ke prezantuar në të kaluarën, qëndrime këto që kanë shkaktuar tragjedi dhe dhimbje. Shteti i Kosovës është edhe shteti i serbëve të Kosovës, një shoqëri që ne e ndajmë së bashku. Neve na duhet shpresë dhe Kosova është gati për marrëveshje me të cilën pranohet realiteti i dy shteteve, në kufijt ekzistues dhe respekt reciprok”, shkroi në profilin e tij kryeministri kosovar, Haradinaj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Reagimi i Haradinajt pasoi një takim në Beograd të Presidentit të Serbisë me rreth 140 përfaqësues të serbëve të Kosovës, përfshirë edhe katër kryetarët e rinj serb të komunave veriore, që fituan mbi 90 % të zgjedhjeve lokale të 19 majit. Vuçiç, në një konferencë për mediat në Beograd tha, se Serbia ka përgatitur kundër masa ndaj Kosovës, në rast se kjo e fundit nuk e heq taksën ndaj prodhimeve serbe. Këto masa, tha Vuciq do t’ia prezantojë në takimin e Parisit me një korrik, kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emannuel Macron, duke paralajmëruar se as në Paris nuk do të ketë dialog për Kosovën,nëse Kosova nuk i heqë taksat ndaj Serbisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Hiqni taksat dhe do të bisedojmë për çfarëdo që të doni. Nëse nuk i hiqni taksat, ne mund të bisedojmë për motin e mirë ose motin e keq. Por, për dialogun nuk do të ketë bisedime derisa ta respektoni ligjin dhe derisa nuk filloni t’i respektoni normat e së drejtës ndërkombëtare publike. Në Paris kjo do të jetë porosia për kancelaren gjermane dhe për presidentin e francez, duke dëshiruar që dialogu në të ardhmen të ketë sukses”, tha Vuciq, transmeton RTS.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

21 Nëntor 2026, 09:01

Presidenti i Serbisë, tha se shteti i tij ka përgatitur një sërë masash ndaj Kosovës, nuk tregoi se cilat janë masat, por tha se do ti zbatojë ato ndaj Kosovës pas takimit të Parisit, por tha se do të sigurohet që ato masa të mos i godasin serbët e Kosovës.

“Kemi përgatitur masa të fuqishme dhe të mprehta, por do të shohim që ato masa të mos i godasin serbët e Kosovës. Disa masa janë me karakter të kufizuar, por, disa masa të tjera që i kemi përgatitur janë tepër të fuqishme dhe të mprehta. Masat nuk do t’i zbatojmë deri në përfundimin e takimit në Paris. Detyra ime në Paris është që t’i njoftoj përfaqësuesit e Evropës, Gjermaninë, Francën dhe kancelaren Angela Merkel dhe presidentin Emannuel Macron, për përgjigjen e Serbisë pas 9 muajve të taksave anticivilizuese dhe të paligjshme të Kosovës ndaj Serbisë”, është shprehur Aleksandër Vuçiç.

Katër kryetarët e komunave të veriut të Kosovës, që fituan në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, sërish thanë se mund të japin dorëheqje, ashtu siç vepruan në nëntorin e vitit të shkuar, nëse Prishtina nuk e largon taksën ndaj Serbisë dhe nëse për dorëheqje e marrin miratimin e Beogradit zyrtarë. Por, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq u rekomandoi atyre që mos të ngutën dhe njëkohësisht uroi ata për fitoren dhe që sic tha “ruajtën unitetin e popullit serb në “unë u them që bëjeni punën tuaj dhe mos u ngutni. Ne po përgatitemi dhe do t’iu njoftojmë me vendimet e Beogradit pas takimit të Parisit. Plotë njerëz në Kosovë i presin gabimet tona fatale, në mënyrë që ta kapin veriun e Kosovës. Kjo nuk duhet të ndodhë”, tha Vuçiç. Mirëpo, sipas shefit të zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, që ishte pjesëmarrës në këtë takim, kryetarët e rinj të komunave veriore në Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok, do t’i ushtrojnë funksionet e tyre dhe ata mund ta japin dorëheqje nëse nuk do të mund ti ushtrojnë funksionet e tyre, të penguar nga Prishtina.

“Në qoftë se ka presione të reja politike ekonomike dhe të sigurisë që do ta pengonin veprimin e kryetarëve, atëherë mbajtja e atyre pozitave do të ishte e pakuptimtë dhe natyrisht në këtë rast ata do t’i braktisin pozitat e tyre”, ka thënë Marko Gjuriç.

Ndaj këtij paralajmërimi të dorëheqjes së sërishme të kryetarëve serb të komunave veriore, ka reaguar kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, partia e të cilit është në qeveri. Veseli tha, se “paralajmërimi i dorëheqjes nga kryetarët e sapozgjedhur të komunave të veriut të Kosovës, është një akt i pahijshëm dhe i dëmshëm, që cënon bashkëjetesën dhe stabilitetin e Kosovës”.

“Kjo deklaratë e dhënë prej tyre pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, dëshmon edhe njëherë qartazi mungesën e vullnetit të Beogradit për të ndërtuar paqe dhe fqinjësi të mirë. Me këtë rast, i bëj thirrje përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë, që të bëjnë detyrën e marrë përsipër si garantues për të bërë presion në mënyrë që Serbia të zbatojë marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel”, shkroi në profilin e tij, Kadri Veseli. Sipas tij, “Kosova është një shtet model në mbarë Evropën sa i përket garantimit të të drejtave komuniteteve joshumicë dhe në këtë linjë”, tha ai do të vazhdojë me këmbëngulje që me procesin e dialogut final të zgjidhë problemet e së kaluarës me Serbinë duke siguruar njohjen dhe ulësen në OKB”./DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Juventusi shkatërron Venezian me 4 gola, shkëlqen Woltemade
Para 8 minutash

Juventusi shkatërron Venezian me 4 gola, shkëlqen Woltemade

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit
Para 13 minutash

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Liverpooli shkatërron United me poker në debutimin e Pochettinos
Para 17 minutash

Liverpooli shkatërron United me poker në debutimin e Pochettinos

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 42 minutash

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 7 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 8 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 21 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.