Sërish alarm për bombë në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë
Sërish një alarm për bombë është dhënë sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për mediat kosovare zëdhënësja e policisë së Prishtinës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 16:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për ta menaxhuar me situatën”, tha zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.