Sërish tensione në Greqi, emigrantët përleshen me policinë

Mijëra refugjatë janë përleshur me policinë greke, e për pasojë dhjetëra prej tyre kanë mbetur të plagosur, mes te cilëve edhe fëmijë. Policia e vendit fqinj është detyruar të përdorë gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Për të tretën ditë radhazi, qindra emigrant iu drejtuan kufirit me Maqedoninë e Veriut.

Sipas mediave greke, pas shpërndarjes së lajmit të rremë përmes rrjeteve sociale për rihapjen e kufirit, vetëm në Selanik u mblodhën rreth 2 mijë emigrante të cilët ishin gati të braktisnin çadrat në Greqi për tu nisur drejt kufirit me Maqedoninë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet greke vendosën në gatishmëri mijëra efektivë policie për të penguar lëvizjen e refugjatëve, ndërsa qeveria bëri të qartë se nuk ka asnjë kufi të hapur mes dy vendeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mediat greke shkruajnë se ekzistojnë shumë njerëz në kampet e refugjatëve të cilët duan të provokojnë tensione duke përdorur gratë dhe fëmijët refugjatë, në mënyrë që të kalojnë kufirin me Maqedoninë e Veriut në drejtim të Europës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?