Shkodranja që marton serbët me femrat shqiptare për 6 mijë euro (FOTO)

Në fshatrat serbe mungojnë vajzat dhe dhjetëra fshatra po “vdesin” shpejt, pasi ato largohen me shpresën për një jetë më të mirë në qytet ose jashtë saj. Rreth 370 fshatra në vend nuk kanë parë lindje gjatë dekadës së fundit. Në përgjithësi, popullsia e Serbisë është ndër më të vjetrat në Europë, ku 17.4 për qind e 7.2 milion njerëzve të saj janë mbi 65-vjeç.

Djemtë e rinj zakonisht qëndrojnë në pronën e familjes, kjo për t’u kujdesur për fermën dhe personat e moshuar. Me pak vajza përreth, është e vështirë që shumë prej tyre të gjejnë një partnere. E kjo ka krijuar një treg për partneret. Ata i gjejnë nuset në Shqipërinë.

Gordana Hajkoja, me prejardhje nga Shkodra, që studion në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd, në kohën e lirë punon si përkthyese për një shoqatë për lidhje të martesave në Rashkë. Telegraf.rs, shkruan se ajo ndihmon në gjetjen e nuseve shqiptare për burrat serbë të cilët paguajnë shuma të mëdha parash kësaj shoqate për t’u martuar me shqiptare.

Së pari njerëzit i lajmërohen shoqatës dhe marrin një album me fotografi të rreth 500 vajzave, dhe ai i zgjedh 5-6 të cilat i pëlqejnë më së shumti në shikim të parë. Kur dhëndri vendos për njërën, aranzhohet takimi me familjen e saj, ku gjithqysh përveç prindërve duhet të jetë prezent edhe daja e nuses.

”Nëse përkthehet në prani të të gjithëve, atëherë paguajnë më pak, e nëse në bisedë janë prezentë vetëm të martuarit potencial atëherë përkthyesi fiton shumë më tepër sepse shumica e punës bie mbi të”.

Çmimet e shërbimeve të agjencisë sillen prej 3.000 deri në 6.000 euro varësisht se çfarë dëshiron dhëndri, sa vjeçe e do nusen, a duhet të jetë ajo e virgjër, si është gjendja e tij pronësore, të gjithë këto janë faktorë që ndikojnë në çmim.

”Më kujtohet edhe një rast tjetër bizar, kur një gjysh 61-vjeç kërkonte vajzë të virgjër, ne e refuzuam, por në fund kam kuptuar se nëpërmjet të njerëzve të dyshimtë ai ka gjetur një vajzë 19-vjeçe të virgjër dhe është martuar me të”,-tregon ajo.

SHKARKO APP