Shkup, Ministria e Drejtësisë përfshihet nga zjarri
Rajoni E Martë, 3 Gusht 2021 01:13
Ministria e Drejtësisë në Shkup është përfshirë nga flakët në orët e pasdites së sotme.
Zjarri ka shpërthyer në katin e katërt të ndërtesës. Nuk raportohet për të lënduar sepse punonjësit janë evakuuar me kohë, raportohen vetëm dëme materiale.
Zjarrfikës të shumtë gjenden tashmë në vendngjarje dhe po bëjnë të pamundurën për të vënë nën kontroll flakët. Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit.
/Ora News