FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shkup, prezantohen dhjetëra automjete klasike

Në Shkup sot është mbajtur “Skopje Classic Day”, ngjarje ndërkombëtare në të cilën adhuruesit e oldtajmerëve kanë mundësi të shohin mbi 50 automobila dhe rreth tridhjetë motoçikleta klasike të cilat janë mbi 30 vjet të vjetra, raporton Anadolu Agency (AA).

Tashmë dy vite me radhë organizohet kjo ngjarje, ndërsa zgjedhja e automjeteve dhe motoçikletave është bërë nga ana e klubit “Gentleman’s Crew”, i cili është organizator i manifestimit.

Në kuadër të ngjarjes së sivjetshme “Skopje Classic Day” marrin pjesë koleksionistë nga vendi, si dhe mbi njëzet koleksionistë nga Serbia, Kroacia, Kosova, Bullgaria dhe Gjermania.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas organizatorëve edhe kësaj radhe, ideja kryesore për organizimin e ngjarjes është që të mblidhen në një vend ekzemplarë të rrallë të automjeteve historike nga rajoni dhe më gjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mes tjerash “Skopje Classic Day” është përfshirë në javën botërore të motoçikletave klasike të organizuar nga (FIVA) – Federata Ndërkombëtare e Automjeteve Historike.

Klubi “Gentleman’s Crew” në bashkëpunim me “FIVA” përfshihet në shënimin e kësaj jave të motoçikletave klasike dhe të gjithë pjesëmarrësit që do t’i prezantojnë motoçikletat e tyre në “Skopje Classic Day” do të fitojnë kartë-identifikimi për pjesëmarrje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?