Shqiptarët vendimtarë në Malin e Zi, pakicat kombëtare synojnë të fitojnë 7 deputetë
Partitë shqiptare garojnë në tre koalicione të ndryshme politike parazgjedhore në këto zgjedhje parlamentare, “Forumi Shqiptar”, Aleanca për Shqiptarët dhe Unioni shqiptar. 15 parti politike, koalicione dhe aleanca janë në garë për 81 vende në Parlament.
Partia Europa Tani e presidentit Jakov Milatovic pritet të marrë 2 të 3 e votave, ndërsa do të jetë koalicioni i kryeministrit aktual, Dritan Abazoviç dhe pakicat kroatët, boshnjakët dhe shqiptarët që pritet të mbledhin 10% të votave në nivel shteteror.
7 deputetë do dalin nga radhët e pakicave kombëtare që mund të jenë vendimtare që të arrihet numri prej 41 deputetësh nga 80 gjithsej, që është numri minimal për qeverisjen e re në Malin e Zi.