“Shqiptari i mirë, shqiptar i vdekur”

Në takimin mes Vardarit dhe Shkëndijës, tifozët e ekipit vendas nuk i pushuan thirrjet “Shqiptari i mirë, shqiptar i vdekur”.

Përkundër paralajmërimeve të gjyqtarit, mbështetësit e skuadrës kryeqytetase vazhduan t’i përsërisnin koret raciste, ndërsa arbitri nuk e ndërpreu lojën.

Kjo ngjarje vjen vetëm një javë pasi drejtuesit e Shkëndijës u dhunuan në tribunë nga huliganët maqedonas në duelin mes këtyre ekipeve.

Sa për kronikë, Vardari fitoi 1-0 me një gol të dyshimtë të Jasir Asanit që në minutën e nëntë, duke u shkëputur +5 nga Shkëndija në luftën për titull.

SHKARKO APP