Shqiptari ndërron jetë gjatë fluturimit, avioni kthehet pas (Video)

Një shqiptar nga Maqedonia ka ndërruar jetë në avion teksa po udhëtonte nga Shkupi për në Bazel të Zvicrës. Shqiptari rreth 32 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është ndjerë keq në bordin e avionit dhe ka ndërruar jetë pavarësisht se iu dha ndihma nga personeli.

RTV 21 në Maqedoni ka publikuar edhe pamjet që vërtetojnë se shqiptarit i është dhënë ndihma e parë, ndërsa lajmi konfirmohet edhe nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë.

Pasi piloti është njoftuar për gjendjen e rëndë shëndetësore të personit që ndodhej në bord, ka kthyer pas avionin, pavarësisht se ndodheshin në hapësirën ajrore shqiptare.

Kur kanë zbritur në aeroportin e Shkupit, mjekët kanë konstatuar vdekjen, por pa dhënë detaje për shkaqet.

SHKARKO APP