Shumë të vrarë në një atentat në Gaziantep të Turqisë

50 vetë janë vrarë dhe dyzina të tjerë janë plagosur nga një atentator vetëvrasës në qytetin juglindor të Turqisë, Gaziantep. Presidenti Erdogan tha se atentatori ishte një fëmijë në moshën 12 deri 14 vjeç.

Të paktën 50 vetë janë vrarë dhe dyzina të tjerë janë plagosur në një atentat me atentator vetëvrasës në qytetin juglindor të Turqisë, Gaziantep. Presidenti turk, Erdogan tha se atentatori ishte një fëmijë në moshën 12 deri 14 vjeç.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha të dielën se atentati në një dasëm kurde ishte vepër “e një atentatori vetëvrasës në moshën midis 12 dhe 14 vjeç, i cili ose e shpërtheu bombën, ose atë e shpërthyen të tjerë.”

Ai gjithashtu përsëriti një pohim të mëparshëm se grupi militant “Shteti Islamik” qendron pas sulmit.

“Vendi ynë dhe kombi ynë kanë sërish vetëm një mesazh ndaj atyre që na sulmojnë ne – nuk do t’ia dilni mbanë!” tha ai.

Atentati u krye të shtunën, në një lagje kryesisht kurde në Gaziantep, pranë kufirit me Sirinë, ku militantët e Shtetit Islamik kanë nën kontroll një pjesë të territorit.

Presidenti Erdogan tha se të dielën numri i të vdekurve arriti në 51 vetë. Midis të vrarëve ka shumë gra dhe fëmijë dhe 69 vetë janë plagosur, tha Erdogan. Shpërthimi u krye në një dasmë ku ndodheshin anëtarë të partisë prokurde People’s Democratic Party (HDP).

Türkei Explosion bei Hochzeit in Gaziantep

Në vendin e ngjarjes u gjetën mbetjet e një jeleku vetëvrasësish raporti CNN Turk duke cituar një deklaratë të zyrës së kryeprokurorit. Një zyrtar kurd tha se shpërthimi ndodhi kur një grup i madh njerëzish të një dasme kurde dolën në rrugë për të festuar.

“Festimet po përfundonin kur pranë njerëzve që po kërcenin u dëgjua një shpërthim i madh”, tha dëshmitari 25 vjeçar Veli Can.”Kudo kishte gjak dhe qenë shpërndarë copa trupash të njerëzve.”

Zëvendëskryeministri turk, Mehmet Simsek, i intervistuar në televizionin NTV tha: “Ky ishte një akt barbar”.

Terrori në Turqi

Që prej vitit të kaluar, Turqia është përfshirë nga një valë sulmesh, ose të kryera nga militantët e lidhur me Partinë Punëtore Kurde (PKK) – ose që i janë ngarkuar Shtetit Islamik.

Në qershor, militantë të Shtetit Islamik (IS) sulmuan me automatikë dhe bomba aeroportin kryesor të Stambollit, duke vrarë 44 vetë. Por IS ka humbur kohët e fundit terren ndaj forcave të drejtuara nga kurdët dhe të mbështetura nga SHBA, duke përfshirë edhe qytetin sirian me rëndësi kyçe Minbij në kufi me Turqinë. Javën e kaluar, në disa sulme e humbën jetën 12 vetë, kryesisht ushtarë dhe policë, në juglindjen kryesisht kurde të vendit. Përgjegjësinë për këto akte, autoritetet turke ia dhanë Partisë Punëtore Kurde, PKK.

SHKARKO APP